TABELA/ Paketa e re fiskale, ja sa do paguajnë qytetarët e Tiranës

Dec 22, 2015 | 8:25
SHPËRNDAJE

Janë 11 taksa që duhet të paguajnë qytetarët e Tiranës, ndryshime të së cilës u prezantuan dje nga kryetari i Bashkisë në Këshillin Ekonomik të drejtuar nga ish-ministri i Financave, Arben Malaj.

Paketa e re nuk shton asnjë taksë të re, ndërsa janë parashikuar lehtësira për disa kategori.

Veliaj-Keshilli Bashkiak

I detyruar të mbajë premtimin e dhënë nga qeveria, kryebashkiaku Erion Veliaj u qëndroi besnik atyre duke zeruar taksën për biznesin e vogël, si dhe duke ulur me 30% taksën e pronës për banorët e njësive të reja territoriale.

Kjo e fundit, ashtu siç është thënë, do t’i bashkëngjitet faturës së ujit, gjë që nuk do të ndodhë që këtë muaj, por në pranverën e vitit 2016.

Paketa e re fiskale për Bashkinë e Tiranës, sipas Veliajt, synon krijimin e burimeve të reja financiare me qëllim shlyerjen e borxheve të trashëguara ndaj biznesit, që kapin vlerën e 40 milionë eurove.

NDRYSHIMET
Janë dy ndryshimet që prekin pjesën më të madhe të banorëve kryeqytetas. Zerimi i taksës që duhet të paguajnë bizneset që xhirojnë në vit deri në 5 milion lekë, si dhe fatura e ujit, bashkë me të cilën do të vijë dhe taksa mbi pasurinë, që është 30 lekë për metër katror.

taksatPër njësitë e reja territoriale: Bërzhitë, Baldushk, Vaqarr, Pezë, Petrelë, Krrabë, Ndroq, Shëngjergj, Zallherr e Zallbastar, do të ketë ulje të taksës së pasurive të paluajtshme. Kjo vlen vetëm për ata që punojnë tokën.

“Propozimi ynë është që kush punon tokën bujqësore, do të marrë ulje 30%, për të inkurajuar sa më shumë fermerët që ta punojnë tokën dhe jo të paguajnë një taksë”, nënvizoi Veliaj gjatë prezantimit të paketës fiskale.

Bashkia ka planifikuar uljen e taksës së tabelës, zeruar atë për sipërfaqe deri në 2 metra katrorë që është vetëm 120 lekë, por duke mos hequr taksën për reklamat, vlera e së cilës nuk ka ndryshuar.

Bizneset e hoteleri-turizmit do të inkurajohen gjithashtu nga taksat e reja. Hotelet me 4-5 yje, që paguanin rreth 10 euro taksë, tashmë duhet të paguajnë 2.5 euro, ndërsa hotelet deri në 3 yje vetëm 1 euro.

Nga ana tjetër ka edhe rritje në taksën e banesave në shitje dhe atë për kalimin e të drejtës së pronësisë e cila i shton 10%, 1 mijë lekëshit për metër katror për ndërtesat e banimit, 2 mijë për ndërtesat tregtare dhe 150 lekë për ndërtesat e tjera.

Në paketën e re fiskale të bashkisë ka një taksë për infrastrukturën arsimore, e cila nuk është gjë tjetër veçse ish-taksa e gjelbërimit.

Ky është mekanizmi që ka menduar bashkia për të paguar me këste vjetore sasinë e borxhit për ndërtimin e 20-25 shkollave të reja.

“Kemi menduar një skemë të re të partneritetit publik-privat, ku shkollat do të nisen të ndërtohen menjëherë, ndërsa pagesa e tyre do të bëhet me këste vjetore, të cilat do të vilen nga taksa e gjelbërimit, një kafe në muaj”, theksoi Veliaj. Nga 92 shkolla, në 87 prej tyre mësimi kryhet me dy turne.
BESARTA BASHA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura