Veliaj në Londër: Një park 6 herë më të madh se Parku Rinia te Bulevardi i ri

Apr 29, 2016 | 17:03
SHPËRNDAJE
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ishte në simpoziumin e zhvilluar në Londër në ambientet e Shoqatës së Arkitektëve britanikë, ku u fol edhe për bashkëpunimin e ardhshëm me studio arkitekturore të njohura britanike.


“Më vjen mirë që Tirana është rikthyer në qendër të vëmendjes pas katër viteve që nuk flitej për Tiranën. Besoj është lajm i mirë që disa nga mendjet më të ndritura në Britani, kanë projekte konkrete për Tiranën dhe janë duke rrahur mendimet me ne se çfarë mund të bëjmë në çështje që kanë të bëjnë me hapësirat publike, mjedisin dhe çështje të tjera”, deklaroi Veliaj.

Veliaj ne Londer

Duke folur për Top Channel Veliaj shtoi se Tirana ka disa projekte me studio të ndryshme britanike si Grimshow, siç është projekti për Bulevardin e ri.

Me konsulentët britanikë është duke u shqyrtuar mundësia  e gjallërimit të mëtejshëm të ketij Bulevardi, si pasja e një parku të ri qendror, gjashtë herë më i madh se Parku Rinia, ku zyrat dhe administrata e Bashkisë do të transferohet në këtë bulevard.

Sipas kreybashkiakut të Tiranës, shumë shpejt do të shpallet bashkë me arkitektet britanikë edhe një konkurs për ndërtesën e re të Bashkisë së Tiranës për ta ruajtur atë në qendër të kryeqytetit si zyrë ceremoniali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura