Në vend të maskës kishte vendosur tanga, arrestohet miliarderi i softuerit antivirus PC

Aug 12, 2020 | 18:58
SHPËRNDAJE

Miliarderi, John McAfee është arrestuar nga policia e Novergjisë, pasi vendosi në vend të maskës që është vendosur si masë parandaluese për të mos përhapur, apo mos t;u infektuar nga COVID kishte vendosur në fytyrë një palë tanga.

john-mcafee-

Në një postim në rrjetet e tij sociale 74-vjeçari ka shkruar: “Insistoj se është me e sigurta e mundshme dhe refuzoj të vendos diçka tjetër në të mirë të shëndetit tim”.

Gruaja e gjigantit të softuerit antivirus PC, shtoi se MCAfee nuk ishte arrestuar se kishte vendosur në vend të maskës tanga, por se pse kishte refuzuar që të vendoste maskë shëndetësore.

“Ai nuk u arrestua për veshjen e tangave si maskë. Ai u arrestua për refuzimin e zëvendësimit të saj me një maskë mjekësore. Edhe unë gjithashtu refuzova. Por ata zgjodhën të arrestojnë Gjonin dhe të më lënë mua”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura