Vdes gruaja më e pasur në botë

Sep 21, 2017 | 18:38
SHPËRNDAJE

Biznesmenia franceze dhe trashëgimtarja e gjigandit të kozmetikës, L’Oreal, Liliane Bettencourt, ka nderruar jete sot ne moshen 94-vjeçare. Lajmin e ka thene të enjten vajza e saj.

auto_Liliane_Bettencourt1506011255

Familja Bettencourt, e cila themeloi L’Oreal, ka 33 përqind të aksioneve të kompanisë.

Lindur në Paris në vitin 1922, vajza e vetme e Eugene Schueller, themeluesi i kozmetikës shumëkombëshe, në vitin 1950 u martua me politikanin franceze André Bettencourt.

Bettencourt njihej edhe si gruaja më e pasur në botë, sipas një vlerësimi të Forbes këtë vit, i cili vlerësoi të ardhurat e saj neto në 39.5 miliardë dollarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura