Vdes aktori i njohur/ Gjendet pa jetë pranë shtratit në hotel, autopsia pritet të nxjerrë shkakun e vdekjes  

May 1, 2022 | 18:44
SHPËRNDAJE

Aktori që ka luajtur në më shumë se 220 filma përfshirë edhe në njërin nga realizimet për James Bondin ka vdekur në moshën 86 vjeçare.tsangg

Aktori Kenneth Tsang, i cili ka luajtur në filma të shumtë si “Rush Hour 2” dhe “Die Another Day” për agjentin 007 është gjetur i vdekur të mërkurën në një dhomë të hotelit Koëloon të Hong Kongut, ku ishte në karantinë. Atë e ka gjetur stafi i hotelit që kur ka hapur derën ka parë aktorin të shtrirë në dysheme pranë shtratit. Tani pritet autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tij.

Keneth Tsang nga Hong Kongu kishte marrë tri doza të vaksinës kundër koronavirusit  dhe nuk vuante nga ndonjë sëmundje serioze.  Tsang po qëndronte në karantinë, pasi kishte shkuar jashtë vendit, megjithëse kishte rezultuar negativ në testin ndaj Covidit

Gjatë karrierës 65-vjeçare, Tsang është shfaqur në më shumë se 220 filma dhe në shumë shfaqje televizive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura