Video/ Ataku kardiak i mori jetën, lamtumira e fundit për kompozitorin Aleksandër Lalo

Nov 20, 2017 | 11:14
SHPËRNDAJE

Percillet me homazhe i madhi i muzikes shqiptare, kompozitori Aleksander Lalo. Homazhet per nder te tij nisen sot ne oren 10:00 ne hollin e RTSH-se, ku i dhane lamtumiren gjithe ata qe e deshen ate dhe vepren e tij te pavdekshme. Rreth ores 11:30 mberriti dhe kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha, i shoqeruar nga artistja Tinka Kurti.

lalohomazhe

basha 3

Nderkohe qe oren 13:00 kompozitori do te percillet per ne banesen e fundit.

Mbreme, u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, një nga mjeshtrit e muzikës shqiptare, kompozitori rebel, profesionisti që ta thoshte gjithnjë të vërtetën në sy, Aleksandër Lalo.

Lajmi u bë publik nga miku i tij Petrit Ruka. “Miq po ju ju njofoj nga spitali Gjerman se sapo nderroj jete miku im me i afert, kompozitori Aleksander Lalo… Dhembje pa fund..:, Shkruan Petrit Ruka ne nje status ne faqen e tij ne facebook.

Aleksandër_Lalo

Ndërsa në ekranin e Tv “Klan” po jepej e regjistruar puntata e radhës e spektaklit “C’est la vie” dhe shikuesit po vinin buzën në gaz me batutat e Lalos, teksa bënte romuze me konkurrentet që këndonin “Çka dojna, ne e bojna”, u dha lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta e kompozitorit.

Gati surreal, se si një njeri është, edhe nuk është.. Kjo e bënte gati të pavërtetë lajmin, deri në momentin kur spektakli u ndërpre dhe gazetari e prezantuesi, Reiz Çiço u shfaq në ekran për të dhënë lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të kompozitorit.

Sipas Çiços, spektakli që u dha mbrëmë, së bashku me një tjetër, që do të shfaqet javës që vjen, janë regjistruar vetëm dy ditë më parë. Siç mësohet, Lalo është ndarë nga jeta për shkak të një ataku kardiak.

Aleksandër Lalo është një nga kompozitorët më në zë shqiptarë. Ai ka lindur më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë, në një familje me origjinë nga Leskoviku. U diplomua në Fakultetin e Muzikës në Institutin e Lartë të Arteve, duke hyrë në radhën e kompozitorëve më të dashur shqiptarë.

Firmën e tij e mbajnë shumë kolona zanore të filmave shqiptarë, por edhe pjesëve teatrore si, “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Dy herë mat”, “Një vonesë e vogël”, Shi në plazh”, etj. Ka kompozuar po ashtu këngë të muzikës së lehtë. Lalo ishte një nga zërat e rëndësishëm të muzikës shqiptare, një mbrojtës i muzikës së mirë dhe origjinale, duke kritikuar hapur degradimin e saj gjatë viteve të fundit.

Për komunikimin e tij të hapur dhe të drejtë, ai preferohej nga organizatorët e spektakleve të ndryshme muzikore, të cilët e preferonin në juritë e tyre. Jo rrallëherë kishte edhe konflikte, por të gjithë e donin Lalon. Së fundmi, ai ishte pjesë e spektaklit “C’est la vie”, të cilin e la në mes.

Në dhjetorin e shkuar, Presidenti i republikës, Bujar Nishani, e vlerësoi me titullin “Mjeshtër i Madh”, dhe ndërsa do të publikonte fotografinë e dekoratës, Lalo do të shprehej: “Titujt nuk i bëjnë të mëdhenj artistët, artistët e mëdhenj i japin kuptim titullit.”

Këto janë disa prej kompozimeve të Aleksandër Lalos:

  • Tingujt e harresës (1996) (TV)
  • Historiani dhe kameleoni (1989)
  • Treni niset më shtatë pa pesë (1988)
  • Dy herë mat (1986)
  • Fjalë pa fund (1986)
  • Asgjë nuk harrohet (1985)
  • Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)
  • Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)
  • Një vonesë e vogël (1982)
  • Shi në plazh (1982)
  • Shtëpia jonë e përbashkët (1981)
  • Thesari (1981)
  • Gëzhoja e vjetër (1980)
  • Nusja (1980)
  • Vajzat me kordele të kuqe (1978)
  • Tomka dhe shokët e tij (1977)
  • Dimri i fundit (1976)
  • Emblema e dikurshme (1976) (TV)
  • Duke kërkuar 5-orëshin (1974)
  • Odiseja e tifozëve (1972)
  • Të shoh në sy(1986)
  • Një gjeneral kapet rob (1980)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura