Vdekja e aktorit Tano Banushi/ Drejtoresha e teatrit ‘Migjeni’ kërkon falje pas 25 vitesh: Më vjen turp që…

Aug 8, 2018 | 14:27
SHPËRNDAJE

7 gushtin e vitit 1993, plot 25 vite më parë ndërroi jetë aktori i njohur i humorit shkodran dhe jo vetëm, Tano Banushi. Në këtë ditë për herë të parë dikush kërkon falje për atë që iu bë para disa vitesh aktorit.

tano banushi

Drejtoresha e Teatrit “Migjeni”, Rita Gjeka, me keqardhje shprehet se në ditën që ai ndërroi jetë nuk u lejua hyrja e tij në ambientet e këtij teatri dhe në këtë institucion nuk u krye asnjë homazh për të për arsye politike.

“Unë nuk kam lujt kurrë me Tanon, por megjithatë kam 25 vjet që më bren një gje shumë e rëndë dhe me thënë të drejtën na takon ne ndoshta sot me kërku falje në një farë mënyre se 25 vjet më parë Tanoja nuk është leju me hy në teatër për me ba homazhe për të. Makina mortore është sjellë rreth e qark Teatrit edhe manej ka shku. Unë kam 25 vjet që më vjen marre për kët gja. Unë e kisha një dëshirë që sivjet të bëja dicka se është edhe 60 vjetoori i estradës edhe është evoja me kërku falje për këtë gjë”, shprehet Rita.

Këtë deklaratë e ka pershendetur edhe deputeti i LSI Luan Rama i cili ne nje postim ne rrjetet sociale shkruan:

Akt qytetar i drejtoreshës së teatrit “Migjeni” në Shkodër!

Dje u mbushën 25 vjet prej ndarjes nga jeta të “Artistit të Popullit” Tano Banushi!
E, drejtoresha e teatrit “Migjeni” në Shkodër, aktorja Rita Gjeka, me një akt qytetar e fisnik, ka kërkuar ndjesë publikisht për marren e një tufe idiotësh, të cilët 25 vjet më parë, nuk lejuan që Tano Banushit, artistit më të madh të skenës së humorit shqiptar, t’i bëheshin nderimet e përcjelljes për në banesën e fundit në teatrin “Migjeni”!!!
Të lumtë Rita e faleminderit për shembullin dhe kurajon qytetare!
Një model prej nga duhet të mësojnë kolegët e mi të politikës!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura