Shtabi i Emergjencave bën bilancin për tërmetin në Vlorë: Ja sa shtëpi janë të pabanuara

May 21, 2018 | 13:39
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pas tërmetit në fshatrat e Vlorës, ku janë dëmtuar disa shtëpi, ka ardhur dhe një reagim nga autoritet shtetërore.

Pas vizitës së Prefektit në zonat e dëmtuara ,sot është mbledhur dhe Shtabi i Emergjencave Civile.

shtabi i emergjencave Vlore

Në analizën e bërë, është dalë në përfundim se 9 shtëpi janë të pa banuara si pasojë e tërmetit.

Gjithashtu mësohet se janë kërkuar çadra për banorët e këtyre fshatrave, që të strehohen ata që janë në qiell të hapur.

Vazhdon paniku për banorët në Vlorë, tjetër tërmet tronditi shtëpitë këtë mëngjes

Tërmetet në Vlorë nuk kanë të ndalur, pasi edhe këtë mëngjes  është ndjerë një lëkundje e fortë.

Sipas  IGJEUM, tërmeti ka qenë sërish me epiqendër në fshatin Vermik, dhe ka qenë 3 ballë.

Kjo lëkundje është e disa brenda pak ditëve, pasi gjatë natës së të shtunës janë ndjerë më shumë se 15 lëkundje.

termet

FOTOT/ Shtëpi në rrezik shembje dhe mure të plasaritura, pasojat që ka lënë tërmeti i fuqishëm në Vlorë

Vlora gjatë natës është tronditur nga një tërmet i fuqishëm, i cili ka terrorizuar banorët.

Sipas informacioneve mësohet se epiqendra ka qenë në disa fshatra të Vlorës, ku dhe lëkundja ka qenë më e fortë.

termeti ne vlore

Banoret e fshatit Bashaj dhe rrethinave të kësaj zone janë terrorizuar nga lëkundjet kanë vijuar për disa minuta, deri në mesnatë.

Sipas informacioneve tërmetet e rëna të njëpasnjëshme kanë dëmtuar disa objekte.

Mësohet se në orët e paradites ka shkuar për inspektim dhe Prefekti Flamur Mamaj.

termeti ne vlore termeti ne vlore1

DETAJET

Lëkundje tërmeti me magnitudë 4.8 ballë janë ndjerë mbrëmjen e së shtunës në Vlorë dhe në zonat përreth.

Tërmeti u regjistrua në orën 20:14 minuta me epiqendër 17 km nga Orikumi dhe 24 km nga Vlora.

Lëkundjet raportohet se janë ndjerë edhe në Gjirokastër, Tepelenë dhe Memalia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura