Vazhdon mallkimi i Milanit me skuadrat “e vogla”, 14 pikë të lëna rrugës me skuadrat në pjesën e poshtme të Serisë A

Apr 4, 2022 | 23:40
SHPËRNDAJE

Milani është ndalur nga Bolonja dhe për fatin e keq të kuqezinjve, nuk është një risi. Skuadrat e vogla janë kthyer në makthin e skuadrës së Piolit që rezulton se ka lënë rrugës 14 pikë me ekipe të cilat renditen nga vendi i 10, deri në vendin e 20 në klasifikimin e Serisë A.

dsfsdfsdfsd

Me Udinezen, Milani ka regjistruar dy barazime 1-1, edhe pse duhet thënë se i dyti ishte falë një goli me dorë të Udogi. Më pas ka lënë pike më një humbje shumë të kontestuar 2-1 përballë Specias, si dhe një barazim 2-2 ndaj Salernitanës. Sasuolo e vendit të 10, i mori pikët e plota duke e mundur në shtëpi, ndërsa sot erdhi ky barazim i papritur ndaj Bolonjës.

Një mallkim i vërtetë që mund të ndryshojë luftën për titullin në një edicion ku ekipi ka bërë mirë me skuadrat e mëdha duke ndarë nga një fitore me Napolin, por duke i marrë 6 pikë Romës, 4 Interit dhe dy barazime Juventusit, bashkë me një fitore në fushën e Atalantës dhe një suksesi bindës ndaj Lacios.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura