Vasilika Hysi largohet pas 12 viteve nga Partia Socialiste/ Edi Rama: Më bëri me dije që do t’u hapë rrugën kalamajve  

Mar 3, 2021 | 10:47
SHPËRNDAJE

Deputetja Vasilika Hysi ka vendosur që pas 12 viteve të largohet nga politika aktive dhe angazhimet në Partinë Socialiste.

Ishte vetë kryeministri Edi Rama, që gjatë konferencës “Drejtësia që duam”, bëri me dije se Hysi ka vendosur “që t’u hapë rrugën kalamajve”.

Kryeministri Rama vlerësoi rolin kyç që sipas tij ka luajtur Vasilika Hysi gjatë procesit të Reformës në Drejtësi.

Ndërkaq Hysi u shpreh krenare që ka qenë pjesë e PS-së duke e konsideruar Reformën në Drejtësi si një ndër nismat më të mëdha të qeverisë. 

“Unë ndihem shumë krenare që iu bashkova Partinë Socialiste. Unë kam pasur privilegjin të jem anëtare e komisionit të Reformës në Drejtësi. E vetmja grua. Etildën kam pasur mundësi ta njihja në pjesën e sekretariatit.

Sot jam shumë krenare që mundëm të ja dalim sikurse parashikuam që kësaj reforme do i vendoseshin shumë shkopinj një rrota. Kur filloi reforma në drejtësi unë kisha 30 vite eksperiencë në mësimdhënie. Unë sot ndihem shumë e privilegjuar.

Nëse do më lejoni të them dhe diçka. Ndihem e privilegjuar që kam qenë pjesë e kësaj reformë që ju zoti kryeministër më keni besuar. Keni mbështetur dhe promovuar gratë dhe vajzat. Në skuadrën e PS kemi pasur elementë të mirë”, tha Vasilika Hysi.

 “Unë kam patur privilegj të punoj këto 4 vite, si zv/kryetare me Gramoz Rucin, ka qenë një shkollë e dytë. Ju falënderoj e kam besim se skuadra e PS, do jetë model për mandatin e tretë por jo vetëm. Mbështetje maksimale jashtë grupit PS, por aktive për t’ju mbështetur, ndaj mos më kurseni”, shtoi ajo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura