Vajza erdhi në jetë shumë më herët nga ç’pritej, këngëtarja shqiptare tregon momentet e sikletshme pas lindjes

Dec 21, 2019 | 9:13
SHPËRNDAJE

hqdefault

Prej disa vitesh, Anjeza Shahini është shpërngulur në Londër, aty ku ka krijuar dhe familjen e saj, me diplomatin britanik Paul Edward Conolly.  

Anjeza ka realizuar së fundmi një intervistë përmes Skype, me emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku ka rrëfyer më tepër detaje për jetën e saj.

Ajo u martua në 7 Shtator të  vitit 2015 me Conolly dhe ceremonia është zhvilluar në Toskana të Italisë në fshehtësi të plotë, larg vëmendjes publike. Ata kanë dhe një vajzë me emrin Tori, e cila pak ditë më parë mbushi 1 vjeç. Ardhja e saj në jetë e ka bërë edhe më të lumtur këngëtaren.

I ka rritur gradat e lumturisë shumë ardhja e Torit në jetën time dhe ndoshta kjo e reflekton pak. Të dy emrat e vajzës sime janë të lidhur me emrat e prindërve të mi”.

Më tej, Anjeza tregon se shtatzënia ka qenë një periudhë e vështirë, sepse vajza e saj ka lindur më herët dhe për këtë arsye ajo ka qëndruar rreth 3 muaj me vajzën në spital. Por më pas, gjithçka shkoi për mrekulli.

12-8

Tori lindi dhe ka qenë goxha më herët nga ç’pritej. Ajo lindi vetëm 26- javëshe, ka qenë shumë më herët. Kemi patur një vit paksa të vështirë nga kjo anë. Ne kemi kaluar 3 muaj bashkë në spital sepse nuk ishte e gatshme të vinte në shtëpi. Por falë Zotit, ajo është absolutisht një mrekulli, tashmë është shumë mirë, çdo gjë është në rregull”. /tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura