“UT në kaos, dëme financiare dhe shkelje ligji”, raporti i Ministrisë së Arsimit ‘nxin’ rektorin Koni

Apr 14, 2018 | 20:15
SHPËRNDAJE

Kaos në Universitetin e Tiranës, shkelje ligji dhe dëme financiare. Një fakt i tillë konfirmohet në raportin e ministrisë së Arsimit dhe Sportit i publikuar sot edhe nga “BalkanWeb”

mynyr koni

Konkluzionet janë nxjerrë nga një grup pune i përbërë nga Alqi Kushi, Mirela Bimo, Jeton Shehu, Iva Beliu dhe Bledar Biçoku, të cilët kanë konstatuar se në Universtetin e Tiranës ka “problematika të administrimit të brendshëm, kryesisht nëpërmjet bllokimit të procedurës së brendshme të protokollimit, delegimit dhe vulosjes se praktikave shkresore, duke sjell konfuzion në ushtrimin e funksioneve nga të gjitha organet dhe autoritetet drejtuese të këtij institucioni”.

RAPORTI

Grupi i punës ka konstatuar gjithashtu shkarkime të stafit të UT-së të kryer në kundërshtim me ligjin.

RAPORTI-1

Po ashtu raporti thekson se Rektori Mynyr Koni ka mosmarrëveshje pothuajse me të gjithë administratën, përfshirë drejtuesit e njësive kryesore, ish-kancelarin dhe administratorin e ri.

BW

http://www.balkanweb.com/site/raporti-ministria-e-arsimit-nxin-mynyr-konin-ut-ne-kaos-deme-financiare-e-shkelje-ligji/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura