Ushqime që ju ndihmojnë për të mos u ndierë të lodhur

Nov 20, 2018 | 19:35
SHPËRNDAJE

Një ngarkesë në punë, pagjumësia apo edhe aktiviteti fizik mund të bëhen shkak për lodhje. “Ushqimi është karburanti ynë”, theksojnë specialistët e shëndetit. Nëse zgjedhim produktet e duhura dhe i alternojmë në mënyrën e duhur, atëherë kemi bërë një hap cilësor në përmirësimin e shëndetit tonë, njëherazi kemi ndikuar në zbutjen e lodhjes. Më poshtë është një listë produktesh, të cilat janë të pasura me vitaminat e nevojshme, duke na bërë që të ndihemi me energji edhe pas një ditë të lodhshme.

avokado

Avokado

Përveç acidit pantotenik, avokadot janë të pasura me yndyra dhe fibra të shëndetshme. Përbërja e tyre ndihmon në rritjen e absorbimit të lëndëve ushqyese në ushqimet që ju hani dhe fibrat e tyre ngadalësojnë ngritjen dhe rënien e sheqerit në gjak pas një vakti, duke promovuar kështu nivele më të qëndrueshme të energjisë.

soda-fruta-perime-750x500

Perimet jeshile

Ndërsa janë të pakta në kalori, perimet jeshile janë të pasura me kalcium, fibër, acid folik, magnez, vitamina A, C, E dhe K. “Hekuri dhe vitamina C ndihmon në parandalimin e anemisë, është një shkak kryesor i lodhjes, veçanërisht te gratë” , thonë mjekët.

Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla janë një burim i madh i karbohidrateve komplekse të pasura me energji. Përmbajtja e lartë e fibrave ngadalëson shkallën e tretjes, në mënyrë që energjia e tyre të lirohet në një mënyrë të ngadaltë dhe të qëndrueshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura