Universitetet në pandemi/ Rektori i UT: Po krijohen platforma që garantojnë proces të rregullt mësimor

Oct 22, 2020 | 13:33
SHPËRNDAJE

Në kushtet e pandemisë në 2 nëntor pritet të nisë viti i ri akademik. Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha deklaroi se mësimi mund të bëhet i alternuar në kombinim mes platformës online dhe në autoditore.

artan hoxha rektor ok

Sipas rektorit, secili institucion arsimor do të ketë rregullat e veta, por elementët bazikë do të jenë të njëjta, ato që thuhen në protokoll për parandalimin e përhapjes së Covid.

“Sa i përket fillimit të vitit të ri akademik, një nga diskutimet në konferencë ishte se si do e përballonim situatën. Në dijeninë time të gjitha institucionet po angazhohen që të kenë platforma ndryshe nga ato që kemi punuar me herët. Ajo që po ndodh në të gjitha universitet e vendit, është krijimi i një platforme, që garanton që procesi të zhvillohet normalisht. Ajo që po ndodh këto ditë është se po trajtohen në përdorimin e sistemit, pedagoget, administratorët dhe studentët që fillimi akademik të na gjejë të përgatitur. Secila njësi e arsimit të lartë ka rregulloren e vetë, por elementët bazikë janë ato që thotë protokolli.

Hoxha tha se tarifat e studimit janë të përcaktuara në Paktin për Universitetin, ndërsa tha se nuk do të ketë përgjysmim të tyre.

“Do të kenë përgjysmim, mbështetje të studentëve në nevojë. Tarifën e regjistrimit për ciklin e dytë të studimit, do të jetë 20 mijë lekë. Ka një kërkesë të studentëve, dhe nuk do të ketë përgjysmim të tarifës, pasi do të thotë të bllokosh universitetin. Cikli i dytë i studimeve kudo në botë paguhet më shumë”, tha Hoxha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura