Udhëtimet nga ajri, Rama jep lajmin e mirë për të gjithë

Jul 3, 2017 | 9:56
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në “Komunikimin Javor”, është shprehur se do të ulet çmimi i biletave dhe do të hapet aeroporti i Vlorës dhe i Sarandës.

rama 123

“Një tjetër gjë interesante janë fluturimet që arritën në 116, gjatë verës së shkuar që krahasuar me 60, të një viti më parë përbëjnë një rritje 100%.

Kam bindjen e plotë se ndërtimi 4 vitet e ardhshme i aeroportit të ri kombëtar ne Vlorë, dhe i aeroportit të ri turistik në Sarandë, sëbashku me ngritjen së shpejti dhe me rritjen e qëndrueshme vit pas vit të linjës ajrore shqiptare, është rruga e duhur për ti shumëfishuar fluturimet turistike në Shqipëri, si dhe për të ulur tarifat e papranueshme të aeroportit të Rinasit.

Dhe po ashtu çmimet shumë të ekzagjerura të biletave të avionëve për të cilat të gjithë qytetarët ankohen”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura