Vladimir Putin urdhëron stërvitje ushtarake me armë bërthamore, reagon Ukraina: Është shantazh

May 6, 2024 | 13:43
SHPËRNDAJE

Rusia ka thënë se do të kryejë një stërvitje ushtarake që do të përfshijë edhe stërvitje për përdorim të armës taktike bërthamore, ka raportuar The Guardian të hënën.

putin

Sipas Kremlinit, kjo stërvitje për armë bërthamore vjen pas kërcënimeve të Perëndimit për dërgimin e trupave ushtarake në Ukrainë.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se stërvitja është urdhëruar nga presidenti Vladimir Putin, duke shtuar se do të marrin pjesë edhe formacione raketore në rrethin ushtarak jugore dhe forcat detare.

“Gjatë stërvitjes do të ndërmerren një sërë masash për të praktikuar çështjen e përdorimit të armëve bërthamore jostrategjike. Stërvitja synon të sigurojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Rusisë në përgjigje ndaj deklarimeve provokuese dhe kërcënimeve nga disa zyrtarë perëndimorë kundër Federatës Ruse, thuhet në njoftimin e Kremlinit.

Autoritetet ukrainase e quajtën “shantazh bërthamor” paralajmërimin rus për stërvitje.

“Ne nuk shohim asgjë të re këtu, përveç efektit të informacionit dhe deklaratave. Shantazhi bërthamor është një praktikë e vazhdueshme e regjimit të Putinit”, ka thënë Andriy Yusov, ministër i Mbrojtjes së Ukrainës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura