“Alma Arrazi vuante nga depresioni, merrte ilaçe”- Spitali reagon pas deklaratave të Erdgys Arrazit dhe familjarëve të tij: Ja e vërteta

May 6, 2024 | 13:56
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku nëna bashkë me tre fëmijët i kanë dhënë fund jetës duke u mbytur në lumin Buna. Deri tani është gjetur trupi i vajzës 9 vjecare, ndërsa vazhdojnë kërkimet për të gjetur 39-vjeçaren Alma Arrazi dhe dy të miturit e tjerë.

alma arrazi

Gazetari i News24, Igli Çelmeta raporton se edhe familjarët e Erdgys Arrazit kanë dhënë të njëjtën dëshmi, si 31-vjeçari i arrestuar. Ata janë shprehur se Alma vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe se merrte mjekime.

“Ata kanë deklaruar se Alma Arrazi vuante nga depresioni dhe merrte ilaçe në ambulacën e zonës”, tha gazetari Çelmeta.

Por kjo alibi, thotë gazetari Çelmeta -është bërë vetëm nga Erdgysi dhe familjarët e tij, pasi ‘spitali i Shkodrës nuk konfirmon se 39-vjeçarja merrte mjekimi për problemet me shëndetin mendor’.

NGJARJA

Ngjarja, e cila është një tragjedi e rëndë e ka zanafillën në dhunën familjare, pasi policia arrestoi bashkëshortin dhe babain e tre fëmijëve, Ergys Arrazi, i cili akuzohet se nxiti gruan dhe fëmijët drejt vëtëvrasjes.

Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë për të parë lëvizjet e fundit të 39-vjeçares dhe fëmijëve të saj, para se të ndërmerrte aktin tragjik.

Pamjet po verifikohen për të verifikuar nëse Alma Arrazi ishte e vetme apo shoqërohej nga dikush.

Gjithashtu janë marrë në pyetje edhe familjarë të 39-vjeçares, të cilët kanë konfirmuar se ajo dhunohej sistematikisht nga i shoqi Ergys Arrazi.

31-vjeçari është arrestuar për shkaktim vetëvrasje, ndërsa dyshohet se kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore, si edhe i kishte kërkuar bashkëshortes të largohej nga banesa së bashku me fëmijët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura