“Është turp që nuk fituam në Mynih”, Myler në prag të duelit me Realin: Gjithçka do të jetë e barabartë në “Bernabeu”!

May 6, 2024 | 14:05
SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Bajern Mynihut, Tomas Myler ka dhënë një intervistën për kanalet zyrtare të klubit ku ka folur për ndeshjen e kthimit kundër Real Madridit në Ligën e Kampioneve.ffvn“Ajo që bënë tifozët e Bajernit në ndeshjen e parë ishte vërtet e mrekullueshme. Është turp që nuk fituam, por të paktën patën një performancë të mirë. Futbolli është diçka shumë e rëndësishme në Madrid. Reali ka shumë aspekte, kanë elementë të shkëlqyer në kundërsulm. Ata janë jashtëzakonisht të rrezikshëm, por edhe të luajtshëm. Do të jetë një ndeshje e barabartë. Në futboll, efektiviteti ka shumë rëndësi. Është çështje milimetrash, ne duhet të jemi efektivë kur krijojmë mundësi shënimi”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura