U shkarkua pasi i tha Veliajt “rrotë k…”? Flet për herë të parë Agron Llakaj

Feb 22, 2016 | 9:52
SHPËRNDAJE

Pas parodisë së kënduar në puntatën e mbrëmshme të Al Pazar për Erjon Veliaj kur Agron Llakaj e cilëson kryebashkiakun ‘rrotë k…’, në mediat online mëngjesin e sotëm u përhap lajmi se drejtuesi i këtij spektakli është pushuar nga puna.

agron llakaj

Panorama Online kontaktoi gjatë paradites me Llakajn, i cili i hodhi poshtë këto lajme.

“Asgjë nuk është e vërtetë, por ata që e kanë shkruar mbase dinë më shumë”, tha Llakaj për Panorama Online”.

Komentet e Llakajt për Veliajn u bënë gjatë shout të humorit “AlPazar”. Llakaj kishte pergatitur nje kenge per Veliajt dhe ndertimet te Parku i Liqenit.

Kenga ishte me motive labe dhe polifonike, ku Llakaj e etiketon kryebashkiakun si rrotë k…

Të shumtë ishin komentet në Facebook dhe njerëzve, por edhe në disa portale të cilat kishin publikuar një lajm që kryebashkiaku Veliaj kishte bërë presion te pronarët e Vizion Plus për ta larguar Llakajn.

Nisur edhe nga këto komente, gjatë prononcimit të tij për Panorama Online, Agron Llakaj, me humor na drejton për të kontaktuar me Genc Dulakun, vëllain e pronarit të Vizion Plus, për të marrë një përgjigje të saktë lidhur me këtë lajm.


Tiranes ç’i pane syte – Alpazar by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura