U shkarkua një ditë pas arrestimeve të bujshme, kush është “Niçja” që punonte në Portin e Durrësit

Oct 24, 2018 | 22:30
SHPËRNDAJE

Njëri prej pjesëtarëve të familjes Avdyli nga Shijaku, ishte punonjës në Autoritetin Portual të Durrësit. Altin Avdyli, ose siç njihej ndryshe me pseudonimin “Niçja” nga Shijaku, ishte shofer në sektorin e Mbrojtjes së Shëndetit, Drejtorisë së Mjedisit, Sigurimit Teknik dhe Emergjencave në Portin e Durrësit.

Sipas një dokumenti të publikuar nga Sali Berisha, ai është shkarkuar më 22 Tetor, një ditë pasi u arrestua në kuadër të operacionit “Vol-Vo4”.

43515983_1137486569745582_7407035826279809024_n

Altin Avdyli ose “Niçja” ishte në mesin e të arrestuarve gjatë superaksionit të policisë në të gjithë vendin në fundjavë, ku u goditën 4 grupe kriminale.

Në shkresën e Portit të Durrësit thuhet se Altin Avdyli u shkarkua nga detyra një ditë pas arrestimit, pra ditën kur Policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht për operacionin e kryer dhe bëri publike emrat e të arrestuarve.

“Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku”, thuhej në njoftimin e Policisë ditën e arrestimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura