U ndava nga Kika, ishte homoseksual

Mar 28, 2015 | 14:59
SHPËRNDAJE

Flet ish-bashkëshortja e Kikës, Vlora Tahiri, për banorin e përfolur nga Peja
[portfolio_slideshow]
Gazetari i radio “Peja”, Kika (Kreshnik Husaj), është një nga lojtarët më të përfolur të “Big Brother 8”, për sa i përket kompleksitetit të karakterit të tij. Organizatori i eventeve të bukurisë për djemtë në Kosovë është komentuar për prirjet seksuale, pas akuzave të një ish-misteri të tij, se e kishte ngacmuar seksualisht gjatë kohës që kishin bashkëpunuar. Por ndërkohë, Kika kishte qenë i martuar dhe ishte ndarë nga bashkëshortja për arsye që ende s’ishin zbardhur. Pas intervistës së babait të tij, Averin Husaj, një javë më parë në gazetën “Panorama”, ku shpjegonte arsyet e ndarjes, reagon bashkëshortja e Kikës prej një viti, Vlora Tahiri. Vajza e rritur në një nga fshatrat e Pejës, sipas rrëfimeve të miqve të Kikës, është njohur me të kur ka marrë pjesë në një nga eventet e bukurisë, që Kika ka organizuar në agjencinë e tij. Sipas babait, Kika është e vërtetë që ka qenë i martuar dhe se nga bashkëshortja ishte ndarë me marrëveshje. Madje, ai theksoi se pas ndarjes, ish-bashkëshortja kërkoi rikthimin, por ishte familja e Kikës që nuk e pranuan. Miq të çiftit tregojnë se arsyeja e ndarjes ishte pasi dashuria e tyre filloi të zbehej, por edhe si pasojë e thashethemeve se Kika ndërkohë që ishte i martuar, mund të ketë pasur marrëdhënie me djem. Tani që Kika është një nga lojtarët protagonistë të “BB8”, ish-gruaja e tij Vlora na rrëfen variantin e saj të bashkëjetesës prej një viti me Kikën dhe shkaqet që çuan në ndarje. “E kam lexuar intervistën e babait të Kikës te ‘Panorama plus’ dhe është e vërtetë çfarë ai ka thënë për ndarjen, por për sa i përket rikthimit me Kikën, fakti qëndron se as unë nuk doja. Jam penduar shumë që mora një vendim të tillë në jetën time, duke u martuar me një njeri si ai. Kjo ndjesi pendese ka ardhur duke u përforcuar më shumë disa muaj më parë, kur më thanë se ai në të vërtetë është homoseksual. Për këtë arsye  nuk dua më t’ia dëgjoj as emrin. Ka kohë që nuk merrem me jetën e tij e as nuk dua të dëgjoj më shumë se ç’kam dëgjuar deri tani për të”. Pyetjes në lidhje me prirjet seksuale të ish-bashkëshortit nëse është bazuar vetëm në fjalët e të tjerëve apo ka kuptuar diçka vetë, ajo u përgjigjet: “Në fakt, fjalët i vunë vulën dyshimit që kisha për prirjet e tij, e ndikuar nga sjelljet  e çuditshme gjatë martesës sonë njëvjeçare”.

BLERAND REXHEPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura