U kthye nga kampi Al Hol-it/ Antiterrori merr në pyetje bashkëshorten e “Kasapit të Kaçanikut”, do hetohet nëse ka qenë e përfshirë në…

Nov 24, 2020 | 9:25
SHPËRNDAJE

Antiterrori ka marrë në pyetje nënën e katër fëmijëve Floresha Rasha, afro një muaj pas kthimit të saj nga kampi i Al Hol-it në Siri. Mësohet se Rasha është pyetur në cilësinë e dëshmitares për mënyrën si ka ikur në Siri si dhe për jetën në kampin Al Hol.

FLORESHA

“News 24” raporton gjithashtu se në pyetje janë marrë edhe fëmijët, me praninë e psikologut. Kujtojmë që Floresha dhe 3 fëmijët e saj u kthyen në Shqipëri më 27 tetor të këtij viti.

Ajo do të hetohet nga Prokuroria e Posaçme nëse ka qenë e përfshirë për 7 vite në Al-Hol në akte terrori apo jo. Në fakt ajo ka plagë në trup, por ia doli që të transportohet në Shqipëri.

Sjellim në vëmendje që Floresha Rasha shkoi në Siri 6 muaj pas bashkëshortit Diamant Rasha, që humbi jetën në luftë.

Mandej Floresha lidhi kurorë me famëkeqin Lavdërim Muhaxheri, i cilësuar ndryshe si  “Kasapi i Kaçanikut”, që mbeti i vrarë në vitin 2017 pas një sulmi me dron. Floresha solli në jetë dy fëmijë, një fjalë dhe një vajzë nga martesa me Muhaxherin, ndërkohë që dy fëmijë të tjerë i kishte nga martesa e parë. Fatkeqësisht djali i saj ndërroi jetë pasi kishte lindur me probleme.

Floresha u martua për të tretën herë pas vdekjes së Lavdërimit, këtë radhë me një luftëtar sirian me të cilin solli në jetë një vajzë. Por duket se fati i kishte paracaktuar një fund tragjik edhe burrit të saj të tretë dhe vajzës së madhe, që mbeten të vrarë në rrethimin e Bagusit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura