U arrestua për trafik droge në Itali, reperi shqiptar Defri rrëfen paraburgimin

Aug 7, 2018 | 23:45
SHPËRNDAJE

KLOTILDA HARKA/ As një muaj nga shkrimet e bujshme në mediat italiane se një nga shqiptarët e arrestuar në Itali ishte këngëtari Dëfrim Dervishi, i njohur me emrin e artit si Defri, vjen lajmi i lirimit të tij nga paraburgimi. Reperi, që bën përshtypje për luksin në klipet e tij, rrëfen këtë histori të hidhur, për të cilën thotë se nuk di të qeshë apo të qajë me çfarë përjetoi.

defri

Duke qenë se emri dhe fotoja e tij u bë kryefjala e mediave në vendin ku jeton prej 10 vitesh, tashmë, në gjendje të lirë ai jep intervistën e parë për “Panorama Plus”, ku rrëfen si përfundoi në pranga, eksperiencën me drejtësinë italiane dhe historinë e pazakontë të një djali të ri që dikur merrej me ndërtim, por sot bën karrierë në muzikë.

Gati një muaj më parë mediat italiane dhe ato shqiptare shpërndanë një lajm ku përmendej emri yt si pjesë e një bande të arrestuar për trafik droge në Itali. Çfarë ndodhi dhe si e përjetove?

Në fillim, kur më arrestuan, e mora me sportivitet. Po tallesha me shokët dhe po qeshnim se siç ndodh në të gjithë botën të marrin për verifikim dhe pastaj të lëshojnë. Por kur unë lexova dosjen, të them të drejtën, u shokova se s’po kuptoja çfarë po ndodhte dhe për çfarë bëhej fjalë.

Intervistën e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/u-arrestua-per-trafik-droge-ne-itali-reperi-shqiptar-defri-rrefen-paraburgimin/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura