U arrestua për marrje ryshfeti, Apeli lë në burg gjyqtaren e Lezhës

Jul 1, 2015 | 14:45
SHPËRNDAJE

Gjykata e Apelit në Lezhë ka lënë në “arrest me burg” gjyqtaren Parashqevi Ademi, arrestuarme akuzën e korrupsionit, pas kapjes në flagrancë duke marrë ryshfet.

Gjyqtarja e arrestuar, majtas foto e publikuar ne emisionin “Fiks Fare” i cili ka denoncuar rastin me pare

Ajo u arrestua ne 11 qershor se bashku me Gjovalin Ndokaj me detyrë avokat pranë Dhomës së Avokatisë Lezhë. Ky i fundit u kap në flagrancë duke i marrë shtetasit A. P. shumën prej 200.000 lekë të reja nga të cilat 150.000 lekë të reja i ka mbajtur për vete dhe 50.000 lekë të reja ja ka dhënë gjyqtares Parashqevi Ademi, me profesion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

Gjatë kontrollit personal të ushtruar shtetasit Gjovalin Ndokaj, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasia prej 150.000 lekësh të reja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura