U arrestua pas 8 muajsh në kërkim, Apeli le të lirë ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun

Jul 8, 2020 | 14:58
SHPËRNDAJE

Gjykata e Apelit ka lënë sot të lirë ish-kryebashkiaun e Vorës, Agim Kajmakun.

Kajmaku u arrestua ditën e djeshme, pas 11 muajsh që ishte shpallur në kërkim, ndërsa Apeli vendosi sot masën “detyrim paraqitje”, gjatë seancës  së mbajtur në spitalin ku ai po kurohej.

auto_kajmaku1591783708

Kajmaku u vu në pranga në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku po merrte ndihmë të specializuar mjekësore,pasi vuante nga sëmundje kardiake dhe diabeti.

Ai qe shpallur në kërkim në nëntor të vitit 2019, i akuzuar për “falsifikim i vulave dhe formularëve”, “falsifikim i dokumenteve zyrtare” dhe “kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.

Kajmaku është denoncuar nga Partia Demokratike për fshehje të dënimit në formularin e Dekriminalizimit, pasi nën emrin Jorgo Tota ai ishte dënuar në Greqi për falsifikim parash.

Pas hetimeve dhe verifikimeve nga Prokuroria, akuzat e opozitës rezultuan të vërteta, duke bërë që KQZ ta shkarkojë atë nga detyra e kryebashkiakut.

Pas kësaj, ai u shpall në kërkim për shkelje të ligjit të Dekriminalizimit, por edhe për ushtrim të funksionit pas shkarkimit nga detyra.

Kjo, pasi ai kishte firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, pasi vendimit të KQZ për shkarkimin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura