U akuzua se është përgjuar me bandën ‘Bajri”, reagon ministri: Duan të..

Sep 22, 2018 | 12:29
SHPËRNDAJE

Bushati-BajriMinistri i Punëve të Jashtme ka reaguar pas akuzave të ish kryeministrit, Sali Berisha se ky i fundit ka lidhje me bandën e “Bajrit” në Shkodër dhe se është përgjuar në telefonata me eksponentët kryesorë të saj.

Ditmir Bushati ka reaguar me anë të një postimi i Twitter teksa ka thënë se gjithçka është një tentativë e PD për ët kriminalizuar kundërshtarin politik.

Ai ka thënë se sot është një ditë ë mirë për Shkodrën falë goditjes së krimit.

 

“Sot është një ditë e mirë për #Shkodrën falë vendosmërisë sonë në luftën me krimin. Gjuhët e përdala të atyre që krimin e duan për politikë dhe politikën e bëjnë për të kriminalizuar kundërshtarin, konfirmojnë suksesin e sotëm. #eGjithëVëmendjaShkodranëve, shkarkuan Bushati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura