Turqit zbulojnë prapaskenat me Muçin, Fernando Santos kritikoi presidentin e Beshiktashit pse nuk e shiti menjëherë

Apr 15, 2024 | 21:56
SHPËRNDAJE

Mediat turke kanë zbuluar prapaskena shumë interesante sa i përket largimit të Fernando Santos nga Beshiktashi dhe Ernest Muçit, i cili iu bashkua në merkaton e dimrit kësaj skuadre. Me sa duket, krisjet e trajnerit portugez me drejtuesit e klubit kishin filluar që me diskutimet për të ardhmen e futbollistit shqiptar,

sadasdasdsafasdfsad

Santos ishte ai i cili insistoi për afrimin e Muçit në janar, por tashmë duket se ka qenë një nga ata që insistonin që ai të shitej përballë ofertave të rëndësishme ekonomike që kishte marrë klubi vetëm pak muaj pas firmës me të.

Mediat turke insistojnë se trajneri portugez kishte një përplasje me presidentin e klubit, Hasan Arat, rreth mundësisë për të shitur për 20 milionë euro Muçin. “Çdo lojtar i yni duhet të jetë në shitje, sidomos nëse ndonjëri dyfishon vlerën e tij në një kohë kaq të shkurtër. Nuk shfaqen shpesh këto mundësi”, kishte qenë kritika e trajnerit portugez pasi kishte mësuar se Arat kishte refuzuar një ofertë të tillë për Muçin, i blerë për 10 milion euro nga Legia e Varshavës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura