Mashtronte ‘eskortat’ duke i zhvatur para, arrestohet një person që prezantohej si punonjës policie! Pasi linte takim me vajzat…

Apr 29, 2024 | 20:43
SHPËRNDAJE

Një person që prezantohej si efektiv policie ka përfunduar në prangat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Tiranë.

eskporta

Sipas News24 i arrestuari, zhvaste shuma parash nga punonjëset e seksit në Tiranë me qëllim për të mos i “arrestuar”.

Fillimisht, ai linte takime me vajzat që shërbejnë si eskorta nëpërmjet rrjeteve sociale dhe më pas i takonte.

I arrestuari hiqej si klient por më pas u deklaronte se ishte polic dhe në këmbim të parave mund t’i linte të lira.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura