Gola dhe kontestime, Leao me ndërlikimet e 10-ës te Milani

May 16, 2024 | 12:06
SHPËRNDAJE

Kur futet në fushë aq i shkujdesur siç ndodhi ndaj Kaljarit, shumëkushmund të hamendësojë se si do të përfundojë.

rafael-leao-21641242886

Të shtunën e kaluar, Rafa Leao qëndroi në stol për pak kohë duke dëgjuar “San Siro”-n të ankohej. Gjatë pushimit mes pjesëve ai xhonglonte në mesfushë, duke e gjuajtur topin në ajër, mes yjeve, duke e ndalur mekëmbën e tij dhe elegancën ezakonshme. Këtë herë sfera peshonte pak më pak dhe ai edinte që në fillim. Pioli e mbajti në pankinë pas tre ndeshjesh pashumë nivel, me humor të keqdhe shpërthime të kufizuara. Ishte për shkak të lodhje fizike qëvazhdoi për pak kohë, por nëfitoren 5-1 ndaj Kaljarit ai fshiuvërshëllimat e marra ndaj Xhenoas me një uragan virtuozizmash.

LUHATJE –Leao hyri në pjesëne dytë dhe ndryshoi lojën. E bëri me buzëqeshjen e zakonshme, paparashikueshmërinë që e dallon dhe shpërthimet tipike, atoqë e bënë të famshëm në tëgjithë Europën. Pioli, kur u pyet për këtë, hoqi konceptin e njëstoli ndëshkues.

“Nuk është kështu, më duhej të bëja diçka. Nuke ndryshoj mendjen për lojtarët për shkak të një mbajtjeje nëstol. Ai dhe të tjerët reaguan ashtu siç shpresoja unë”. Pasigoditi traversën pas tre minutash dhe i dha një asist Pulisiçit,portugezi mori një top të fundit nga Benaser dhe më pas bëri atëqë bën më së miri: mundi lojtarin me një duel fizik, vrapoi pothuajse më shpejt sesa topi, zgjati hapin e tij, la në vend portierindhe shënoi golin e tetë personal në Serinë A. I katërmbëdhjeti isezonit. Vitin e kaluar, mes kampionatit dhe kupave, ai u ndal në16. Ky sezon ka qenë më kompleks sesa pritej. Pas një fillimi tëshkëlqyer me tre gola dhe katër asistime në shtatë ndeshjet epara, Leao nuk shënoi në kampionat për gati pesë muaj. I shënoiPSG-së, Renit dhe Slavia Pragë mes Ligës së Kampionëve dheasaj të Europës, por në Serie A ishte e vështirë. Për më tepër,kundër Xhenoas ai u vërshëllue nga njëra anë e “San Siro”-s. MeKaljarin u shfaq sërish si hero. Në fund të fundit, është historiae jetës së tij sportive. Një luhatje emocionesh.

KONSEISAO – Shënimi i fundit ka të bëjë me fanellën. Leao si tëgjithë lojtarët e tjerë doli në fushë me mbiemrin e nënës mbisupe. Një iniciativë në të cilën shtatë klube u bashkuan në emërtë Ditës së Nënës të dielën e kaluar. Mbi 10-shin të Rafas ishteshkruar Konseisao, pothuajse si mbiemri i trajnerit në radarëtMilanit (një çështje theksesh). Pioli bëri edhe batutë për këtë:”Nuk e kisha parë. Ndryshe nuk do ta lija të hynte…”. Fundja,edhe trajneri i “Djallit” di edhe të driblojë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura