Tronditet shkolla, nxënësit gjejnë mësuesen e varur në klasë

Mar 4, 2015 | 15:30
SHPËRNDAJE

Mësuesja e fotografisë  Jillian Jacobson, 31-vjeçe është gjetur e varur në klasë nga nxënësit e saj mëngjesin e të hënës, raporton “The Mirror”.

Të rikthyer nga pushimet, nxënësit e shkollës së mesme El Dorado të Kalifornisë, kanë parë në klasën e tyre mësuesen të cilën e kanë ulur poshtë.

Drejtori i shkollës Steve Concialdi ka treguar se janë munduar të rikthejnë në jetë, pork a qënë e pamundur pasi ajo kishte vdekur para se nxënësit ta gjenin.

Tragjedia ka tronditur shkollën dhe më vonë është zbuluar se edhe babai i mësueses kishte vrarë veten para disa vitesh.

Jillian Jacobson gjithmonë fliste për vetëvrasjen si akti më i keq njerëzor. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura