Tronditet Kukësi, humb gjyqin me një kroat dhe i bllokohet merkatoja nga FIFA

Jul 31, 2020 | 10:44
SHPËRNDAJE

Kukësi është tronditur nga një lajm i fortë nga FIFA.
zderic
“Vip Sport” raporton se qeveria e futbollit botëror i ka bllokuar merkaton klubit verilindor për shkak të borxhit të papaguar ndaj futbollistit Filip Zderiç, i cili ishte pjesë e Kukësit në pjesën e dytë të sezonit 2017-2018.

Ai ka fituar gjyqin ndaj nënkampionëve të Shqipërisë dhe Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve e urdhëron nëpërmjet një vendimi zyrtar Kukësin që të paguajë në total rreth 52 mijë euro (8 mijë euro rroga dhe dëmshpërblim rreth 44 mijë euro). Në rast kundërt, Kukësit do t’i bllokohet e drejta për të transferuar futbollistë për 3 hapësira të merkatos të ardhshme nëse nuk e shlyen totalisht mbrojtësin ballkanas.

Zderiç luajti 16 ndeshje në kampionatin shqiptar dhe shënoi në debutim ndaj Vllaznisë në 26 janar 2018.

Ky vendim i FIFA-s rrezikon të prishë planet e mëdha të Kukësit për sezonin e ri, pasi dje verilindorët emëruan trajnerin e ri Skënder Gegën dhe po punojnë për përforcimin e skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura