Trendi i nudove poshtë dushit, Eda Zari zgjedh gjokset e femrave

Jun 12, 2015 | 10:01
SHPËRNDAJE


Këngëtarja e njohur e xhazit, Eda Zari, ka shfaqur pasionin e saj për të fotografuar, njëherazi me muzikën. Madje, ajo çeli këtë vit edhe ekspozitën e saj me foto, të titulluar “Ura e çastit, fryma e momentit”. Kudo ku Eda ka udhëtuar, ka të paktën një foto. Pas çdo koncerti, merr aparatin fotografik dhe shkrep emocione… Kështu të paktën ka deklaruar ajo, teksa ka theksuar se “fotografia është heshtja që flet në një udhëtim muzikal”. Por kësaj here duket se heshtja qëndron nudo poshtë dushit, te gjokset e femrave. Një trend ky, që po e praktikojnë personazhet e famshëm, edhe pse Eda ka zgjedhur femra krejt të zakonshme. Ajo ka postuar së fundmi disa fotografi, ku “modelet” e saj pozojnë zhveshur, teksa uji u rrjedh nga koka te këmbët, por fokusi është te gjiri femëror. Edhe kur i ka veshur personazhet e saj, edhe kur flet për bizhuteritë e ekspozuara mbi dekolte e shkruan “ornamente”, në fakt seti i fundit fotografik nga Eda Zari u dedikohet hireve të gjoksit…     
 


Bleona, me video-dush
Bleona Qerreti nuk është mjaftuar vetëm me fotografi nudo në dush apo në vaskë, por ajo ka realizuar një video që zgjat 56 sekonda dhe e ka postuar edhe në “Youtube”. Por gjithsesi, fakti që Bleona ka dalë lakuriq në dush, nuk është se përbën më lajm, duke pasur parasysh se prej vitesh e ka thyer këtë tabu dhe herë pas here pozon nudo. Kjo, siç duket, shpjegon edhe faktin pse videoja nuk ka pasur edhe aq klikime, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për personazh publik pa rroba…


Klaudia Brahja, modelja shqiptare që u zhvesh nga David Bellemere
Ajo njihet pak mes shqiptarëve, por po bën karrierë të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po del në kopertinat e revistave ndërkombëtare. Quhet Klaudia Brahja dhe ka realizuar një set fotografish artistike, teksa rrobat i nis duke i hequr ngadalë dhe përfundon duke i shqyer. Por një moment kulminant në setin fotografik, të paktën sipas komentuesve në rrjetet sociale, është kur Klaudia ka hequr komplet rrobat poshtë dushit dhe uji i rrëshqet në trupin, ku ka të varur një zinxhir të gjatë. Kujtojmë se fotografitë janë realizuar nga David Bellemere, një fotograf që vazhdimisht ka para objektivit femra të nxehta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura