Tre viktima dhe 426 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Feb 27, 2021 | 15:13
SHPËRNDAJE

Në Kosovë të shtunën u regjistruan tre të vdekur dhe 426 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi i ri.

kosove infektimet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se rastet e vdekjes janë regjistruar në Prishtinë, Prizren dhe Malishevë.

Sipas raportit ditor, rastet e reja me koronavirus dalin pas testimit të 3.454 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë.

Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 27 shkurt, 2021, Kosova ka regjistruar 68.777 raste me COVID-19.

Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus, 1.595 pacientë kanë vdekur, ndërkaq 59.643 janë shëruar.

Raste aktive janë 7.539./rel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura