Tre hapa të thjeshtë si të zgjidhni xhinset perfekte pa i provuar fare ato. Gjithçka duhet të bëni është…

Sep 19, 2020 | 21:55
SHPËRNDAJE

Të gjitha e dimë se sa e bezdisshme është të provosh xhinse për të gjetur masën e duhur. Jo vetëm që harxhojmë kohë, por edhe lodhemi.

si të zgjidhni xhinset perfekte (1)

Sipas “Bright Side”, ekzistojnë tre hapa të thjeshtë që do ju shpëtojnë nga “makthi” i gjetjes së xhinseve perfekte.

  1. Zgjidhni masën.

si të zgjidhni xhinset perfekte (4)

Për të zgjedhur masën e duhur, mbajini xhinset në skajet e belit dhe përpiquni t’i mbështillni rreth qafës. Nëse skajet prekin lehtë njëri-tjetrin, atëherë kjo është madhësia juaj. Mos harroni që nuk është e thënë që skajet e belit të preken plotësisht, sepse mjafton që ato të mbështillen lehtësisht rreth qafës tuaj.

  1. Përcaktoni gjerësinë.

si të zgjidhni xhinset perfekte (1)

Për ta bërë këtë, ju duhet bërryli. Mbylleni dorën në formë grushti dhe vendoseni në njërën anë të belit, ndërsa në anën tjetër, vini bërrylin. Krahu juaj duhet të futet lehtësisht tek pjesa e belit të xhinseve.

Megjithatë, ky truk funksionon vetëm për ata që veshin xhinse me bel standard, pra as të lartë dhe as të ulët. Pra, nëse janë xhinse me bel të lartë, krahu juaj nuk duhet të futet plotësisht në hapësirën rreth belit.

  1. Kontrolloni gjatësinë.

si të zgjidhni xhinset perfekte (6)

Kapini xhinset nga skajet e këmbëve dhe hapini krahët anash aq sa keni mundësi. Nëse mesi i xhinseve qëndron në nivelin poshtë mjekrës, urime! Keni zgjedhur masën e duhur.

Mos hatrroni që mesi i xhinseve duhet të jetë pikërisht poshtë mjekrës dhe në nivelin e qafës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura