Transferimi i bujshëm, Teuta i “rrëmben” Partizanit anësorin e djathtë

SHPËRNDAJE

Një transferim i bujshëm vjen nga merkato në këto orë të fundit të saj. Burime për gazetën nga klubi durrsak, konfirmojnë se Gerhard Progni, ka gjetur marrëveshjen me klubin e Teutës, dhe do të nisë menjëherë nga puna me durrsakët.

Progni

Progni ishte pjesë e dy ndeshjeve të para në ekipin e Skënder Gegës në dy ndeshjet e para me të kuqtë, por ka qenë interesimi i Teutës, që ka çuar në vendimin e mesfushorit të djathtë për t’u larguar “demat”.

Progni ka qenë edhe në vitin 2017 pjesë e Teutës, ku në 17 ndeshje shënoi edhe 2 gola, dhe tashmë pritet të jetë një element akoma më cilësor, në fazën sulmuese të ekipit të Shkëmbit.

PANORAMA SPORT

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.