Trajneri i ri i Hysajt, zbulohet me kë është në takim tani presidenti i Napolit (VIDEO)

May 22, 2018 | 22:56
SHPËRNDAJE

Në orët e vona të mbrëmjes të së martës, një takim “blic” mes presidentit De Laurentis të Napolit dhe Karlo Ançelotit, ka ndodhur në Romë në shtëpinë e presidentit. Ish-trajneri i Bajernit u prit nga Aurelio de Laurentis, dhe i biri i tij, Luixhi, dhe drejtori i bluve, Andrea Kiaveli.

Napoli

Këto janë orë vendimtare, për ekipin e Napolit, që duket se me shumë mundësi do ketë trajner të ri Ançelotin. De Laurentis është gati t’i ofrojë një kontratë dy vjeçare, me opsion rinovimi në vitin e tretë, me një pagë sezonale rreth 6.5 milionë euro.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura