Tragjedia në Genova/ Kryeministri Conte: Do ti heqim koncesionin kompanisë që menaxhon urën, s’mund të presim drejtësinë!

Aug 15, 2018 | 20:22
SHPËRNDAJE

“Ne do të fillojmë procedurën për revokimin e koncesionit kompanisë ‘Autostrade’ (që menaxhon urën Morandi)”. Deklarata u bë nga kryeministri italian Giuseppe Conte, gjatë një konferencë për mediat në fund të mbledhjes së jashtëzakonshëm të këshillit të ministrave, pas shembjes së urës Morandi. Kryeministri njoftoi gjithashtu gjendjen e jashtëzakonshme për 12 muaj për ngjarjet e djeshme.

Italian lawyer Giuseppe Conte addresses journalists after a meeting with Italy's President Sergio Mattarella on May 23, 2018 at the Quirinale presidential palace in Rome. Italy's president approved little-known lawyer Giuseppe Conte's nomination to be prime minister of a government formed by far-right and anti-establishment parties. / AFP PHOTO / Vincenzo PINTO

“Përtej kontrollit penal të asaj që magjistratura do të bëjë me hetimin e saj”, vazhdoi Conte, “nuk mund të presim për kohën e Drejtësisë. Qeveria në aktin e vendosjes së koncesioneve të reja do të jetë shumë më rigoroze në vlerësimin e klauzolave. Ne do të shqyrtojmë kontratat e shërbimit për të bërë gjobat më të rrepta”.

Për më tepër, Conte shpalli dëshirën për të “emëruar një komision ad hoc për rindërtimin në Genova”.

“Ne vendosëm për të shpallur një ditë zie kombëtare, duhet ende të vendosim se cilën ditë, që do të përkojë me ditën e varrimit të njerëzve të cilët ndërruan jetë”, shtoi kryeministri Giuseppe Conte.

Këshilli i jashtëzakonshëm i ministrave u mbajt në prefekturën në Xhenoa me zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm Matteo Salvini, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik Luigi Di Maio dhe Ministrin eInfrastukturës Danilo Tonienelli, të gjithë të pranishëm në konferencën për shtyp.

Për sa i përket kushteve të rrugëve, muajt në vijim në Genova dhe përreth, “me kryetarin e komunës dhe guvernatorin Toti kemi zhvilluar rrugët alternative në lidhje me qytetet”, vuri në dukje kryeministri, “ne shpresojmë që ti realizojmë së shpejti dhe gjithashtu për këtë arsye është e rëndësishme të hiqen rrënojat sa më shpejt të jetë e mundur”, synim për të cilin janë ndarë pesë milionë euro për operacionet e para. “Ne kemi nevojë për një plan për të monitoruar të gjitha infrastrukturat, me më efektivitet dhe përpikëmëri”, përfundoi Conte, “ne duhet ti sigurojmë popullsisë qetësinë maksimale kur udhëton”.

“Në lidhje me shpalljen e fillimit të procedurës për revokimin e koncesionit”, kompania “Autostrade per l’Italia”, reagoi me një njoftim të shkurtër: “besimplotë se mund të tregojmë që gjithmonë kemi përmbushur detyrimet tona si koncesionar”, ndërsa vendimin e marrë nga mbledhja e jashtëzakonshme e këshillit të ministrave e lexoi si “më kundërshtim me rregullat kontratuale”.

“Është një besim që bazohet në aktivitetet e monitorimit dhe mirëmbajtjes të kryera në bazë të standardeve më të mira ndërkombëtare, por në këtë fazë nuk është e mundur të formulohet ndonjë hipotezë e besueshme për shkaqet e shembjes. ‘Autostrade per l’Italia’ po punon shumë për të përcaktuar projektin për rindërtimin e urës, që do të përfundojë në pesë muaj disponueshmërinë e plotë të zonave. Kompania do të vazhdojë të punojë me institucionet lokale për të zvogëluar shqetësimet e shkaktuara nga shembja sa më shumë që të jetë e mundur” përfundon deklarata.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura