Tragjedi në Kroaci/ Autobusi nga Kosova del nga rruga, raportohet për 10 persona që kanë humbur jetën. 45 të plagosur (FOTO)

Jul 25, 2021 | 10:16
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Slavonski Brod të Kroacisë, ku një autobus nga Kosova është aksidentuar.

aksident kroaci kosove

Policia kroate ka raportuar për dhjetë persona të vdekur, bën të ditur “Index.hr”.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën A3 rreth orës 6 të mëngjesit, ku autobusi me pasagjerë ka dal nga rruga.

Raportohet se autobusi ishte i linjës Frankfurt – Prishtinë dhe në të ishin 60 persona. Sipas informatave të fundit thuhet se rreth 45 persona dërguar në Spital per ndihme mjekesore.

“Në orën 6:22 të mëngjesit, Departamenti i Policisë në Brod ka marrë informacion për aksidentin e një autobusi. Me të arritur në vendin e ngjarjes, u përcaktua se ishte një autobus me targa të Kosovës në linjën e rregullt Frankfurt – Prishtinë. Një hetim është duke u zhvilluar. Disa njerëz kanë humbur jetën dhe rreth 45 janë dërguar në spital. Çdo informacion i mëtejshëm do të jepet pas përfundimit të hetimit”, thuhet nga shefi i Policisë Rrugore në Slavonski-Brod, Franjo Galiq.

9a5b2323-4e78-4058-a99e-5973141db9b7 aksident kroaci kosove b6e0a0f4-9293-4d02-b306-0ae0cc561775 ddc8a827-2735-437c-b4f1-30694e891501 e74a0745-7268-4b84-938b-b4ec4832ae2c

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura