Trafik droge me postë nga SHBA në Shqipëri, arrestohen dy persona. Lënda narkotike kishte përqindje të lartë të…

Mar 29, 2024 | 10:28
SHPËRNDAJE

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen për trafik droge me postë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në drejtim të Shqipërisë.

droge

Në kuadër të operacionit të koduar “California” u vunë në shtetasit  S. V., 27 vjeç dhe J. L., 24 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kg e 200 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, e ndarë në pako, shuma parash dhe 2 celularë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në kuadër të procedimit penal me metoda speciale hetimore, nr. 3748 të Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “California”.

Si rezultat u godit një rast i trafikimit të lëndëve narkotike, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar, dhe u vunë në pranga shtetasit  S. V., 27 vjeç dhe J. L., 24 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Këta shtetas dyshohet se kanë trafikuar lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kg e 200 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, e ndarë në pako, shuma parash dhe celularët e shtetasve të arrestuar”, thote policia.

Nderkohe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura