Toyota me 3.4 milionë euro/ Lubonja: Raste të përsëritura, mafia duket se ka shtetin e vet

Jun 25, 2018 | 17:18
SHPËRNDAJE

Një ditë pasi në portin e Durrësit u sekuestrua një sasi e madhe parash, e cila kapi vlerën 3.5 milionëve, ka reaguar analisti Fatos Lubonja.

Në një lidhje me në rubrikën Opinion, në News24, Lubonja deklaroi se PD, duhet të paraqes prova konkrete për këtë rast  pasi në të kundërt rrezikon që të qëndojë vetëm si akuzë politike.

“Ajo që më shqetëson lidhur me këtë rast, është se kemi të bëjnë me shtetin vetë më duket mua, në shpeshtësinë e këtyre ngjarjeve dhe këtyre skandaleve… pra më shumë mund të thuhet që kemi një mafie që ka shtetit e vet në këtë rast”, tha Lubonja.

fatos lubonja

Pjesë nga deklarata e Lubonjës:

Ajo që më shqetësoj është se kemi të bëjnë me shtetin vetë më duket mua, në shpeshtësinë e këtyre ngjarjeve dhe këtyre skandaleve, pra më shumë mund të thuhet që kemi një mafie që ka shteti vet në këtë rast. Këto banda janë mënyra jonë e mbijetesë, këto banda kriminale, këto para që kanë ardhur me këtë makinë, padyshim janë para droge dhe kanë pasur një lloj rrugë të garantuar, që fillon që tek polica e me radhë.

Basha e ka ditur këtë rast për shkak se këto informacione vijnë nga shërbime të jashtme, dhe kjo ndoshta ka bërë që ata t’i japin ndonjë informacion Bashës, po nëse Basha e bëri mirë e bëri kështu apo jo kjo është çështje tjetër.

U përmend edhe Balla nga Basha, ishte akuzë apo informacion?

Një lloj informacioni është ky. Por PD duhet ta japë provën të sakta përndryshe mbetet që bëhet për qëllime politike. Unë mendoj se për qëllime politike bëhet…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura