Pas fotove, Doshi publikon videon e prokurorit Eugen Beci në lokal, u aludua si pjesë e komplotit

Mar 5, 2015 | 8:44
SHPËRNDAJE

Deputeti i Shkodres, Tom Doshi ka publikuar mengjesin e sotem nje tjeter video ne profilin e tij ne Facebook, xhiruar ne ambientet e lokalit “Vivia”, ne zonen e ish-Bllokut.  
Foto shkeputur nga video
Ne njeren nga tavolinat eshte edhe prokurori Eugen Beci, shkarkuar nje dite me pare nga detyra qe mbante, vetem pak kohe pas deklarates se ministrit te Brendshem Saimir Tahiri.   

Video duket qe eshte xhiruar ne mbremje, dhe kjo kuptohet edhe nga nje bisede qe degjohet, kur personi qe eshte duke folur ne telefon, tregon vendin se ku ndodhen dhe pershendet me pas duke thene ‘naten e mire’.   
Vetem pak kohe pasi e kishte postuar ne rrjetin social FB, videoja eshte fshire nga postimet.   

Nje dite me pare, pas publikimit të një videoje prej rreth 8 minutash, deputeti Tom Doshi ka publikuar edhe disa foto të personave që dyshohen se kanë pasur dijeni për autorët e atentatit kriminal ndaj tij dhe deputetit Mhill Fufi. 

Foto e publikuar nga Tom Doshi

Në foto shfaqet drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Eugen Beci (personi me syze), si dhe një tjetër shtetas që qëndron përballë tij dhe që medohet të jetë personi i aluduar nga shkëmbimet e akuzave ditët e fundit mes deputetit Doshi dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, si ndërmjetësi i porositësit të atentatit kriminal.
Në një koment të shkurtër që shoqëron fotot e publikuara në rrjetin social “Facebook”, Tom Doshi shkruan se: Ky është organi i akuzës në Shqipëri!

Përfshirja e prokurorit për Krimet e Rënda në këtë ngjarje u përmend paraditen e sotme nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili duke iu referuar deklaratave që sipas tij Tom Doshi i kishte thënë disa muaj më parë, prokurori kishte qenë pjesë e skenarit bashkë me disa persona të tjerë.

Ndërkaq, në foton e publikuar nga Doshi, thuhet se është edhe Fatjon Skënderi, ish-shoferi i Partisë Republikane. Për këtë të fundit ministri i Brendshëm, duke iu referuar thënieve rrëfimeve të deputetit të Shkodrës disa muaj më parë, Fatjon Skënderi, ka qenë në dijeni të komplotit.
Lidhur me aludimet e ministrit Tahiri, ditën e mërkurë reagoi edhe kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili tha se Fatjon Skënderi ka qenë pjesë e PR-së nga viti ’91 deri në ’93 dhe që prej asaj periudhe, nuk është pjesë e strukturave të kësaj partie. Gjithashtu Mediu përgënjeshtroi akuzat e ngritura nga ministri i Brendshëm.

Fotot e deputetit Doshi vijnë pak kohë pasi ai publikoi një video në profilin e tij në “Facebook”, ku shfaqet personi i arrestuar një ditë më parë nga policia e Shtetit, Durim Bami, duke folur për komplotin e organizuar ndaj tij. 

 
 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura