Toka nuk gjen qetësi në Shqipëri, regjistrohet një tjetër lëkundje tërmeti në Fushë-Arrëz. Ja magnituda

Jan 15, 2022 | 14:35
SHPËRNDAJE

Toka nuk po gjen qetësi në Bashkinë e Pukës.

termeti

Instituti i Gjeoshkencës, IGJEUM raporton se edhe këtë të shtunë, 15 janar në orën 13:40 është regjistruar një lëkundje tërmeti.

Magnituda e lëkundjes së fundit, sipas IGJEUM ka qenë 3.4 i Shkallës Rihter.
Ndërkohë që thellësia e tërmetit ka qenë 14 km.

Bashkia e Pukës u trondit mbrëmjen e të premtes nga një lëkundje e fortë tërmeti e cila ka shkaktuar dëme edhe në disa pallate dhe në spitalin e qytetit.

IGJEUM raportoi të premten se kishte regjistruar lëkundje sizmike me Magnitude=4,7 Rihter, me thellesi 10 km dhe epiqender 5 km ne veri te qytetit Fushe Arrez.

termet date 15 janar

19ff4b94-4204-4c87-b814-7fae3b40cbfe

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura