Shirat “godasin” vendin, lumi Gjanica rrezikon përmbytjen e 90 banesave dhe bizneseve (FOTO)

Feb 28, 2015 | 22:33
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Lumi Gjanica në Fier rrezikon përmbytjen e 90 shtëpive dhe bizneseve përgjatë tij. Shirat e sotëm që po vazhdojnë me intensitet kanë provokuar rritjen e nivelit të lumit. Nga eksperienca e kaluar pritet që gjatë natës të ketë përmbytje në ndërtesat pranë shtratit të Gjanicës.

Burime për “Panorama Online” nga Shtabi i Emergjencave në Fier thonë se kanë lajmëruar banorët për pasojat që mund të ketë gjatë natës, ndërsa janë vënë në gatishmëri për t’i ndihmuar ata.

Reshjet e shiut, vërshon uji në Tiranë

Pas një paraditeje me diell dhe temperatura të ngrohta, Tirana u përfshi pasditen e së shtunes në reshje të dendura shiu, të cilat shkaktuan vështirësi në qarkullim.

Moti i keq godet Tiranën

Siç shihet edhe nga këto imazhe, në kryeqytet uji vërshoi nëpër rrugë, duke krijuar vështirësi në lëvizjen e qytetarëve. Situata u paraqit problematike edhe në bulevardin qendror të qytetit.

Përmbytjet në Fier nga lumi Gjanica

Moti i keq në Vlorë, vështirësi në qarkullim edhe në Vlorë

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut mësohet se probleme në qarkullim ka edhe në zonën e Skelës në Vlorë. Burime i thanë “Panorama Online” se vështirësi, si pasojë e vërshimit të ujit në rrugë, ka edhe në zonën e njohur si “Albano dhe Romina” në qytetin bregdetar, ku automjetet detyrohen të ecin shumë ngadalë, për shkak të ujit.  

Reshje shiu parashikohen gjatë gjithe natës së sotme.

[portfolio_slideshow] 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura