Tifozi shqiptar i Realit i uroi Piques titullin, mbrojtësi i përgjigjet: Flm Arben (Foto)

May 18, 2015 | 12:09
SHPËRNDAJE

Një tifoz shqiptar i Real Madridit me emrin Arben Krasniqi kishte uruar Piquen në Facebook për triumfin në La Liga, mirëpo mbrojtësi i Barcelonës i është përgjigjur këtij komenti.

Gerard Pique ka postuar një fotografi në Facebook ku shihet duke festuar titullin e La Ligas me disa bashkëlojtarë.

Dhe, në këtë fotografi, një tifoz shqiptar i Realit me emrin Arben Krasniqi kishte komentuar këto fjalë: Urime! E merituar…Tifoz i Real Madridit”.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi përgjigja e Piques, i cili shkruajti: ‘Faleminderit Arben”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura