Tifozët kërkojnë biletat që iu kapën Ballistit, mblidhen para Policisë

Oct 7, 2015 | 16:01
SHPËRNDAJE

Dhjetra tifozë shqiptarë të kombëtares janë grumbulluar përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe kërkojnë lirimin e Ballist Morinës, i cili u arrestua mëngjesin e sotëm pasi u kap me dy armë pa leje në makinë.

Tifozet ne Drejtorine e Policise Tirane
Tifozet ne Drejtorine e Policise Tirane

Sipas burimeve, disa prej tifozëve kërkojnë të marrin mbrapsht edhe biletat që Policia i sekuestroi sot Morinës.

Këta persona kanë pasur emrat në biletat e kapura, që dyshohet se janë të falsifikuara.

Tifozet ne Drejtorine e Policise Tirane
Tifozet ne Drejtorine e Policise Tirane

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura