Tiago Silva mbështet Milanin: Besoj te ky ekip, do t’i përkrah nga larg

Aug 13, 2018 | 15:30
SHPËRNDAJE

Qëndërmbrojtësi i PSG-së, Tiago Silva duket se është rikthyer nostalgjik, duke barë ndryshimet që ndodhin në skuadrën e Milanit. 33-vjeçari brazilian është i lumtur që ky Milan po ndryshon dhe se beson te një rikthim i madh i kuqezinjve.

Tiago Silva

“Unë besoj në këtë Milan. Milani mund të rikthehet, Gatuzo është shumë trajneri i mirë. Unë do i përkrah nga larg. Tani jam në Paris dhe ndihem i lumtur, kam një kontratë dhe shpresoj që ta mbyll këtu karrierën time. Bufon? Ai është i mrekullueshëm, ai ende dëshiron që të fitojë tituj dhe ai do të bëjë gjëra të mëdha me ne. Tashmë është një lider, jam shumë i lumtur që po luaj me një lojtar si ai.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura