Zyrtare/ Shkarkimi i Qatip Osmanit pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, ish-trajneri sërish në pankinën e Vllaznisë! Klubi: Mirë se u riktheve

Apr 26, 2024 | 14:04
SHPËRNDAJE

Tomas Bërdariç është rikthyer sërish në pankinën e klubit të Vllaznisë, pas shkarkimit të trajnerit Qatip Osmanit.

44

“Mirë se u ktheve”, shkruan klubi në një postim në faqen zyrtare në Instagram, duke konfirmuar zyrtarizimin e Bërdariç në stolin kuqeblu.

Gjermanokroati ka drejtuar Vllazninë pak kohë më parë dhe ka lënë përshtypje shumë të mira tek klubi shkodran.

Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë e tronditi Vllazninë dhe kjo u duk në vendimin për të mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Qatip Osmani dhe ndihmësin e tij Livoreka.

 

Me një njoftim në orët e vona të mbrëmjes klubi kuqeblu ka zyrtarizuar ndarjen me trajnerin nga Maqedonia e Veriut.

Në njoftim shkruhet se mbyllja e bashkëpunimit është bërë me mirëkuptim, por kuptohet që rezultatet e fundit kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në këtë situatë.

“Vllaznia njofton gjithë opinionin sportdashës se ka mbyllur me mirëkuptim bashkëpunimin me profesor Qatip Osmanin dhe me zëvendëstrajnerin Bashkim Livoreka. Klubi i falënderon për gjithë kontributin e dhënë për skuadrën tonë dhe i uron shumë suksese në karrierën e tyre të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran”, u tha në njoftim.

Një vendim pak i pritshëm ky, duke qenë se Vllaznia mban vendin e dytë në kampionat dhe është plotësisht në garë për titullin kampion.

Qatip Osmani erdhi në Shkodër pasi kishte nisur sezoni, duke pasuar Migen Memellin. Nën drejtimin e tij, skuadra shkodrane ka pasur një rritje të madhe, pavarësisht rezultateve të fundit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura