Lëvizjet e fundit të nënës dhe tre fëmijëve u fiksuan nga kamerat e një biznesi, çfarë u zbulua! Dyshohet se u hodhën nga…

May 6, 2024 | 14:54
SHPËRNDAJE

Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë hedhur nga ura e Bunës në lumë, akt që ka rezultuar tragjik për ta.

alma arrazi2

Kamerat e sigurisë së një biznesi kanë filmuar 39-vjeçaren dhe fëmijët e mitur pasditen e 2 Majit, ndërkohë ende nuk dihet se ora se kur nëna ka ndërmarrë aktin e vetëflijimit, dyshohet pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti, 31-vjeçari Erdgys Arrazi.

Ngjarja që tronditi vendin dyshohet se ka ndodhur në mbrëmje, ndërsa Erdgys Arrazi ka denoncuar ngjarjen të nesërmen (3 Maj).

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, se si nëna së bashku me fëmijët e moshës 9, 8 dhe 4 vjeç (dy vajzat dhe djali) kanë shkuar deri tek Ura e lumit Bunë dhe janë hedhur në ujë.

Fillimisht Alma Arrazi dhe të miturit u shpallën të zhdukur, por gjetja rastësisht e trupit të 9-vjeçares mbrëmjen e së shtunës (4 Maj) nga një peshkatar brenda në ujë çoi në zbulimin e të vërtetës shokuese. Prej dy ditësh palombarët e RENEA-s po kërkojnë për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, ndërsa i janë bashkuar edhe forcat e ushtrisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura