I dënuar me burg për vjedhje, vihet në pranga 34-vjeçari në Dibër

Apr 26, 2024 | 14:07
SHPËRNDAJE

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 34-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar.

439605089_823460096486004_4432567439803684273_n

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

“Drejtoria Vendore e Policisë Dibër ndaloi shtetasin A. I., 34 vjeç, banues në Peshkopi, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. L., 35 vjeç, banues në Peshkopi, pasi ka aplikuar pranë Degës Postare Peshkopi, në emër të një shtetasi tjetër, me qëllim përfitimin e një kredie pranë një shoqërie financiare. Në vijim të veprimeve, nisi procedimi penal edhe për shtetasen I. K., 34 vjeçe, punonjëse e Degës Postare, pasi ka pranuar aplikimin, pa kryer procedurat e identifikimit të aplikuesit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura