Thyejnë urdhrin/ Pesë persona në Komisariat që në mëngjes, lëviznin në Durrës me makina private

Mar 13, 2020 | 9:08
SHPËRNDAJE

Durres-770x432

Pesë persona janë shoqëruar mëngjesin e sotëm nga Policia e Durrësit, pasi nuk kanë respektuar urdhrin e qeverisë për të mos lëvizur me makina private në qytet, si një nga masat shtrënguese me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Policia e Durrësit deklaron se do merren masa ndëshkuese për këdo që del me makinë.

Asnjë mjet privat nuk lejohet në rrugë veç ambulancave dhe makinave shtetërore. Policia iu ka bërë thirrje shoferëve e qytetarëve të mos daslin në rrugë.

Sot Tirana u zgjua si një qytet i pajetë, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim zakonisht. Të njëjtat masa shtrënguese janë edhe për Durrësin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura